Mos digjni mbeturina, bar të thatë ose degë pemësh gjatë muajve të verës.
Mos ndizni gjatë muajve të verës pjektore natyrore në pyje ose në territore ku ekziston bar i thatë.
Evitoni punët në natyrë të cilat eventualisht mund të shkaktojnë zjarr (ngjitje me oksigjen, përdorim të gurëve smerilë ose veglave të tjera që shkaktojnë shkëndija).
Mos hidhni kurrë cigare të ndezura kur ndodheni në terrene të hapura.
Mos lini mbeturina në pyll. Ekziston mundësia e ndezjes.
Respektoni shenjat e ndalimit të hyrjes në periudha me rrezikshmëri të lartë.
Në qoftë se shtëpia juaj ndodhet brenda ose afër pyllit ose sipërfaqes pyjore
Krijoni një zonë kundër zjarrit rreth e rrotull shtëpisë duke pastruar dhe duke larguar në një rreze të paktën 10 metra barin e thatë, shigjetat e pishave, gjethet e thata, degët etj.
Krasitni pemët deri në lartësinë e 3 metrave, sipas moshës së tyre dhe gjendjes së degëve të tyre.
Largoni të gjitha degët e thata nga pemët dhe nga shkurret.
Krasitini pemët brenda një rreze prej 5 metrash nga shtëpia në mënyrë që degët e tyre të mos bien mbi mure, çati ose ballkone.
Rralloni përreth ndërtesës bimësinë drusore në mënyrë që degët e një peme të kenë largësi të paktën 3 metra nga degët e tjetrës. Për mbrojtje më të lartë, largoni bimësinë drusore dhe shkurrore nga ndërtesa në distancë të paktën 10 metra, nëse pastrimi i bimësisë natyrore për mbrojtjen e nevojshme të ndërtesave nuk është kundër dispozitave legjislative për pyjet.
Mos vendosni ulluqe plastike ose shkarkuese uji plastike në muret e ndërtesës.
Mbroni nga ana e jashtme dritaret dhe dyert prej xhami, duke vendosur kanate nga materiale të padjegshme.
Mbuloni oxhaqet dhe tubat e ajrosjes së ndërtesës me rrjete teli të posaçëm të padjegshëm me qëllim që shkëndijat të mos depërtojnë në pjesën e brendshme të ndërtesës.
Mos depozitoni sende të djegshme afër shtëpisë.
Vendosni drurët e zjarrit në vende të mbyllura dhe të ruajtura.
Nëse vini re zjarr
Telefononi MENJËHERË në qendrën e shërbimit zjarrfikës (numri 199) dhe jepni informacione të plota për:
- vendin dhe pikën e saktë ku ndodheni;
- vendin dhe pikën e saktë dhe drejtimin e zjarrit;
- llojin e bimësisë që po digjet.
PËRGATITJA
Në qoftë se zjarri po afrohet shtëpisë
Ruani gjakftohtësinë tuaj.
Largoni menjëherë të gjitha materialet e djegshme nga territori përreth ndërtesës, drejt vendeve të mbyllura dhe të ruajtura.
Mbyllni të gjitha kalimet (oxhaqet, dritaret, dyert etj.) për të penguar hyrjen e shkëndijave në ndërtesë.
Mbyllni të gjitha aparatet e gazit dhe të lëngjeve djegëse brenda dhe jashtë ndërtesës.
Mblidhni tendat në ballkone dhe në dritare.
Hapni derën e kopshtit që të lehtësoni hyrjen e automjeteve zjarrfikëse.
Vendosni shkallë jashtë ndërtesës që njerëzit të mund të ngjiten shpejt në çati. Shkalla duhet të vendoset në pjesën e ndërtesës përbri drejtimit të zjarrit.
Vendosni zorrët e ujit te rubinetat jashtë ndërtesës dhe hapini që të mund të mbuloni perimetrin e ndërtesës.
Nëse urdhërohet një urdhër i organizuar për largim, ndiqni me përpikëri udhëzimet dhe itineraret e sugjeruara nga autoritetet.
Pas fikjes së zjarrit
Dilni nga shtëpia dhe fikni menjëherë zjarret e vogla që djegin akoma.
Kontrolloni për të paktën 48 orë, në intervale të rregullta, perimetrin dhe hapësirën jashtë ndërtesës për vatra zjarri që mund të rindizet.
Në qoftë se zjarri është në pragun tuaj
Mos e braktisni ndërtesën, përveç nëse largimi juaj është plotësisht i siguruar.
Mos u strehoni në automjet. Mundësia e mbijetesës në ndërtesa të ngritura me materiale të padjegshme është më e madhe, se sa brenda një automjeti pranë tymit dhe flakëve.
Nëse qëndroni brenda shtëpisë:
- Mbyllni mirë të gjitha dyert dhe dritaret.
- Bllokoni të gjitha të çarat me lecka të lagura me qëllim që të mos futet tym brenda.
- Hiqni perdet nga dritaret.
- Lëvizini mobiliet në qendër të banesës, larg dritareve dhe dyerve të jashtme.
- Mbyllni të gjitha dyert e brendshme me qëllim që të ngadalësoni përhapjen e zjarrit në ndërtesë.
- Mbushni vaskat, legenët dhe kovat që të keni ujë rezervë.
- Grumbullohuni të gjithë bashkë në një dhomë.
- Mbani një elektrik dore dhe bateri rezervë në rast se ndërpritet rryma elektrike.
Në qoftë se shtëpia juaj është ndërtim prej druri, kërkoni strehim në ndërtesë zjarrduruese.
Në qoftë se urdhërohet evakuimi, ndiqni me përpikëri udhëzimet dhe itineraret e sugjeruara nga autoritetet.