Παράκαμψη προς το κυρίως περιεχόμενο

Përmbytje

plimmires-img

Përmbytje

Në qoftë se banoni në zonë e cila në të kaluarën ka përballuar probleme nga përmbytjet

Në rast paralajmërimi për reshje të forta:

  • Sigurohuni që pusetat e shkarkimit dhe ullukët jashtë shtëpisë nuk janë të mbyllura dhe punojnë në rregull.
  • Kufizoni udhëtimet sa të mundeni dhe evitoni punën ose banimin në vende nëndhese.

GJATË PËRMBYTJES

Nëse jeni brenda

  • Evitoni vendet nëndhese dhe shkoni në një vend të sigurt me lartësi.

Nëse jeni jashtë

  • Mos kaloni përrenj me këmbë ose me automjet.
  • Qëndrojuni larg kabllove elektrike.
  • Largohuni nga automjeti në qoftë se është neutralizuar, pasi ka mundësi të rrëmbehet nga uji ose të përmbytet.
  • Evitoni zonat ku kanë ndodhur rrëshqitje dheu.

PAS PËRMBYTJES

Nëse jeni jashtë

  • Qëndroni larg zonave që janë përmbytur ose janë në rrezik për t’u përmbytur në orët e ardhshme.
  • Ka mundësi që përmbytja të ketë shndërruar karakteristikat e zonave të njohura dhe ujërat të kenë prishur pjesë të rrugës, të trotuareve etj.
  • Ka rreziqe nga rrugët e shkatërruara, nga toka me pjerrësi të madhe, nga lëvizja e baltës etj.
  • Ujërat ka mundësi të jenë të ndotura në qoftë se kanë marrë më vete mbeturina, kafshë të ngordhura dhe materiale të tjera.
  • Bëni kujdes të mos pengoni njësitë e shpëtimit.
  • Mos iu afroni zonave ku kanë ndodhur rrëshqitje dheu dhe rënie shkëmbinjsh.
  • Kontrolloni në qoftë se shtëpia juaj ose vendi i punës rrezikon nga rënia eventuale e shkëmbinjve.

Në qoftë se duhet patjetër të ecni ose të drejtoni automjetin në zona që janë përmbytur

  • Përpiquni të gjeni një vend të qëndrueshëm.
  • Evitoni ujërat që rrjedhin.
  • Nëse shihni se rruga është përmbytur, ndaloni dhe ndërroni drejtimin.
  • Evitoni kalimin në ujëra të ndenjura, të cilat mund të bëhen përçuese të elektricitetit, nëse ka kabllo të nëndheshme elektrike ose ka humbje nga instalimet.
  • Ndiqni udhëzimet e autoriteteve.

Çfarë duhet bërë për riparimin e dëmeve

Përpara se të nisni punimet e riparimit

  • Kini parasysh: Edhe kur largohen ujërat e përmbytjes, ka ende rrezik.
  • Në qoftë se zona ku banoni ishte boshatisur nga njerëzit, mos u ktheni në të para se autoritetet t’ju informojnë se tashmë është e sigurt.
  • Stakoni korrentin, edhe nëse në zonën tuaj është linja është stakuar nga operatori elektrik.
  • Mbyllni rubinetin e ujit, në rast dëmesh eventuale të rrjetit të ujësjellësit.

Për të kontrolluar ndërtesën e përmbytur

  • Vishni këpucë sigurie, për të evituar plagosjet nga sende ose anomali të terrenit, që fshihen poshtë ujërave.
  • Kontrolloni muret, dyert, shkallët dhe dritaret.
  • Kontrolloni rrjetet elektrike, të ujit të pijshëm dhe të ujësjellësit dhe të shkarkimit.
     

BËNI KUJDES NË VENDKALIMET IRLANDEZE!

Në rrjetin rrugor ka disa pika në të cilat rruga kryqëzohet me përrenj dhe ku nuk ka urë. Për të lehtësuar qarkullimin lokal të automjeteve, përdoret një zgjidhje e improvizuar ndërtimore me shtrim ҫimentoje. Ky ndërtim quhet vendkalim irlandez.
Gjatë kalimit në vendkalimet irlandeze ndodhin shpesh aksidente dhe fatalitete.


Kur ndodheni në një vendkalim irlandez:

  • Duhet t’i kushtoni vëmendjen e nevojshme.
  • Mos kaloni nga një vendkalim irlandez në këmbë ose me automjet kur ai është i mbuluar me ujë. Përndryshe rrezikoni jetën!
  • Mos mbivlerësoni kapacitetin e automjetit tuaj.
  • Është më e preferuar të udhëtoni disa kilometra më shumë dhe të zgjidhni një rrugë tjetër me qëllim që të arrini pa rrezik në destinacionin tuaj.

 

enimerotiko-uliko

ΠΟΛΥΜΕΣΑ

Τηλεοπτικά σποτ
"Προστασία σημαίνει πρόληψη"
Web Video
"Flood protection guidelines (EN subtitles)"
Ψηφιακές Κάρτες
"Οδηγίες προστασίας για ακραία καιρικά φαινόμενα"
Προσβάσιμα Video
"Πλημμυρικά φαινόμενα | Οδηγίες Προστασίας στη Νοηματική"
Τηλεοπτικά σποτ
"Διασταύρωση δρόμου με χείμαρρο - Οδηγίες προστασίας"
Ψηφιακές Κάρτες
"Οδηγίες προστασίας για καταιγίδες και πλημμύρες"
enimerotiko-uliko

ΕΚΔΟΣΕΙΣ

irlandikes_diavasis_istoselida_new
Έντυπα

Μονόφυλλο για ιρλανδικές διαβάσεις

Πατήστε εδώ για να δείτε όλο το σχετικό ενημερωτικό υλικό