Vullkane
PËRGATITJANDAJ SHPËRTHIMEVE VULLKANIKE
Rreziku i vullkaneve në territorin e Greqisë kufizohet në vullkanet aktive të Santorinit dhe të Nisirut, dhe në rreze disa dhjetëra kilometrash prej tyre.
PËRPARA SHPËRTHIMIT
- Të jeni të përgatitur për dukuritë që shoqërojnë shpërthimet vullkanike, si p.sh. flakje gurësh, rrjedha piroklastike (hi i ngjeshur vullkanik që lëviz me shpejtësi të lartë), rrjedha balte, rrëshqitje dheu, tërmete, çlirim i gazeve toksike, rënie hiri vullkanik dhe cunami.
- Nëse banoni në zonë pranë vullkani përcaktoni plan evakuimi të familjes dhe zgjidhni rrugën e duhur të largimit sipas udhëzimeve nga autoritetet.
GJATË SHPËRTHIMIT
Nëse ndodheni në afërsi të shpërthimit:
- Largohuni menjëherë dhe kaloni në zona relativisht të larta, pasi ka mundësi të lartë të ndodhin shpërthime gurësh, rrjedha llave dhe piroklastike, si dhe të çlirohen gaze toksike.
- Ndiqni rigorozisht udhëzimet e evakuimit të zonës që jepen nga autoritetet.
Nëse ndodheni në distancë mundësie shpërthimi, por ka rënie hiri vullkanik:
nëse ndodheni në vend të mbyllur:
- Qëndroni të informuarnga mediat dhe interneti nëse duhet ta evakuoni zonën apo të qëndroni brenda hapësiravetë mbuluara.
- Mbyllni të gjitha dyert dhe dritaret. Vendosni peshqirë të lagur nën dyer dhe izolojini me shirit ngjitës dyert e dritaret që nuk kanë mbyllje hermetike.
- Nëse vuani nga probleme kronike të frymëmarrjes, qëndroni brenda dhe evitoni ekspozimin e panevojshëm ndaj hirit vullkanik. Vishni maska njëpërdorimëshe për t'u mbrojtur nga hiri vullkanik që mund të ketë depërtuar në mjediset e brendshme.
- Nëse ndjeni acarim të syve, hundëve ose grykëve largohuni menjëherë nga zona, pasi acarimi mund të jetë për shkak të pranisë së gazeve toksike. Kur të ndodheni në zonë pa përqendrim të lartë gazesh toksike, acarimi do të pushojë.
- Nëse mund të evitoni drejtimin e automjeteve. Hiri vullkanik u krijon probleme motorëve me djegie të brendshme dhe i bën rrugët tejet të rrëshqitshme. Nëse drejtimi i automjetit është domosdoshmëri, drejtoni me shpejtësi të ulët, me dritare të mbyllura dhe pa ajër të kondicionuar. Përdorni dritat për mjegull dhe shumë solucion në fshirëset e xhamave.
- Nëse ndodheni në zonë bregdetare kaloni për në zona më të larta, pasi dukuritë e ndryshme që shoqërojnë shpërthimet vullkanike mund të shkaktojnë dallgë të rënda detare (cunami).
nëse ndodheni në mjedis të hapur:
- Vishni rroba të gjata, syze mbrojtëse sigurie dhe maska njëpërdorimëshe për t'u mbrojtur nga hiri vullkanik.
- Mundohuni të mbroheni në vende me strehë. Nëse nuk e keni këtë mundësi, mbuloni kokën për t'u mbrojtur nga rënia e materialeve më të mëdha vullkanike.
- Nëse mundeni, evitoni drejtimin e automjeteve, përndryshe drejtojeni duke marrë parasysh udhëzimet si më lart.
PAS SHPËRTHIMIT
- Qëndroni në vende me strehë, sidomos nëse keni probleme kronike të frymëmarrjes.
- Vazhdoni të mbani syze mbrojtëse sigurie, si dhe maska njëpërdorimëshe.
- Vazhdoni të mbani veshur rroba të gjata.
- Pastroni hirin nga çatitë e shtëpive, pasi mund të rëndojë së tepërmi duke shkaktuar rrëzime.
- Pastroni mjediset e jashtme dhe të brendshme të shtëpive nga hiri vullkanik.