Παράκαμψη προς το κυρίως περιεχόμενο

Udhëzime të Përgjithshme

odigies-prostasias-genikes-odigies

UDHËZIME TË PËRGJITHSHME

  • Informohuni në mënyrë të vazhdueshme nga radio dhe televizori për ecurinë e dukurive. Burimet zyrtare për informimin janë Sekretaria e Përgjithshme e Mbrojtjes Civile dhe Shërbimi Kombëtar Meteorologjik.
  • Në rast nevoje merrni në telefon Policinë (100), Shërbimin Zjarrfikës (199) ose Qendrën Kombëtare të Ndihmës së Shpejtë / EKAB (166) ose Numrin Evropian të Urgjencës (112).
  • Shkruani numrat e lartpërmendur të telefonave në një vend të dukshëm brenda në shtëpi dhe sigurohuni se i njohin edhe fëmijët tuaj, nëse mund t'i përdorin.
  • Ndihmoni fëmijët të mësojnë të dhëna të rëndësishme familjare, si p.sh. mbiemrin e tyre, adresën dhe telefonin e shtëpisë.
  • Shpjegojuni të gjithë pjesëtarëve të familjes si dhe kur të stakojnë korrentin, mbyllin gazin dhe linjën e ujësjellësit, si të përdorin zjarrfikësen, si të thërrasin për ndihmë etj.
  • Pajisuni me pajisje të ndihmës së shpejtë, si p.sh. kuti të ndihmës së shpejtë, zjarrfikëse, elektrik dore, bateri, radio portative etj.
  • Bëni kujdes të veçantë për fëmijët dhe për të moshuarit.

PAS KOHËS SË KEQE

  • Informohuni vazhdimisht nga radio dhe televizori për paralajmërime ose këshillime zyrtare.
  • Kontrolloni shtëpinë dhe pjesën tjetër të pronës, me qëllim që të regjistroni dëmet eventuale.

Në qoftë se do të udhëtoni

  • Informohuni për kohën dhe gjendjen e rrjetit rrugor.
  • Përgatituni, në varësi të destinacionit, për dukuritë e motit që mund të hasni (dëborë, ngricë, breshër, shi etj.).
  • Programoni lëvizjen tuaj në mënyrë që të mos përkojë me pikun e dukurive të motit.
  • Udhëtoni gjatë ditës, duke preferuar arteriet qendrore, duke evituar rrugët e vështira dhe të shkreta.
  • Informoni të gjithë të afërmit për itinerarin që synoni të ndiqni.
  • Mos shpërfillni udhëzimet e Sekretarisë së Përgjithshme të Mbrojtjes Civile, buletinet e motit dhe sugjerimet e autoriteteve, si p.sh. të Policisë Rrugore, të Autoritetit Portual, të Shërbimit Zjarrfikës etj.
  • Kontrolloni gjendjen e automjetit tuaj, para se të filloni cilëndo lëvizje.
  • Pajisni automjetin me të gjitha mjetet e domosdoshme për përballimin e dukurive të rënda natyrore (zinxhirë bore, solucione antifrizë, çadra, mushama, çizme gome, elektrik dore, kuti të ndihmës së shpejtë etj).
  • Në qoftë se është e domosdoshme të udhëtoni me këmbë, vishni rroba dhe këpucë të përshtatshme.
  • Bëni kujdes kur ecni, që të mos plagoseni, për shkak të rrëshqitshmërisë së rrugës dhe të trotuareve, ose për shkak të rënies së objekteve nga era shumë e fortë ose nga rënia e breshrit.
  • Preferoni mjetet e transportit publik.
  • Ruani qetësinë dhe durimin. Paniku vështirëson gjendjen.
  • Lehtësojuni punën autoriteteve.
enimerotiko-uliko

ΠΟΛΥΜΕΣΑ

Προσβάσιμα Video
"The Rights of Persons with Disabilities in Emergency Situations"
Προσβάσιμα Video
"Δικαιώματα Ατόμων Με Αναπηρία σε Καταστάσεις Έκτακτης Ανάγκης "
Ψηφιακά έντυπα
"Λεξικό ορολογίας Δασικών Πυρκαγιών (σε 5 γλώσσες)"
Προσβάσιμα Video
"Basic preparedness steps to reduce the impact of natural or technological disasters (EN & ISL)"
Ψηφιακές Αφίσες
"Ψηφιακή αφίσα για κεραυνούς"
Ψηφιακές Κάρτες
"Ψηφιακή αφισέτα για ασφαλή θέρμανση"
enimerotiko-uliko

ΕΚΔΟΣΕΙΣ

kane_sxedio_neo_psifiako
Έντυπα

Κάνε το δικό σου σχέδιο (τρίπτυχο)

Protection Guidelines - civilprotection.gov.gr
Έντυπα

Protection Guidelines (booklet on natural and man-made disasters)

Πατήστε εδώ για να δείτε όλο το σχετικό ενημερωτικό υλικό