Παράκαμψη προς το κυρίως περιεχόμενο

Kimike, Biologjike, Radiologjike, Bërthamore Incidente (KBRN)

ximika

Kimike, Biologjike, Radiologjike, Bërthamore Incidente (KBRN)

PËRGATITJA

Veprimet në rast aksidenti KBRB varen nga shumë faktorë (lloji, sasia, pastërtia e faktorit KBRB, mënyra e shpërhapjes, hapësira, kushtet meteorologjike etj.). Rrjedhimisht nuk janë të njëjtat për secilin rast.
Pavarësisht kësaj, veprimet e përgjithshme që rekomandohen përmblidhen më poshtë:

  • Minimizoni praninë tuaj në mjedisin e rrezikshëm dhe rrjedhimisht i ekspozimin ndaj faktorit KBRB.
  • Largoni faktorin KBRB nga trupi.
  • Largohuni nga vendi i aksidentit dhe qëndroni në vend të sigurt.
  • Ndiqni udhëzimet e lëshuara nga autoritetet kompetente dhe bashkëpunoni me personelin e tyre.

Në vazhdim jepen disa udhëzime të përgjithshme, të cilat duhet të ndiqen deri sa të jepen udhëzime konkrete nga autoritetet. Kini parasysh edhe udhëzimet për aksidentet teknologjike.

 

Nëse ndodheni në vend ku është çliruar faktor KBRB:

  • Ruani gjakftohtësinë. Mos bini pre e panikut.
  • Nëse aksidenti ndodh në vend të hapur, largohuni në këmbë, pa prekur asgjë. Mos u largoni shumë dhe mos përdorni mjete publike apo private transporti (autobusë, metro, tramvaje, taksi, vetura, biçikleta etj.). Kjo sjellje mund të shkaktojë shpërndarjen e mëtejshme të faktorit të rrezikshëm në mjetet e transportit publik dhe të popullsisë së gjerë. Zgjerimi i problemit, do të vështirësojë edhe ofrimin e ndihmës tek ju.
  • Nëse aksidenti ndodh në vend të mbyllur, mbyllni sistemet e ajrimit dhe të ngrohjes, si dhe sistemet qendrore, dilni nga ndërtesa dhe prisni autoritetet.
  • Strehohuni në ndërtesën më të afërt që nuk ka pësuar dëme. Në rast shpërthimi në vend të hapur, qëndrimi ose hyrja në vend të mbyllur, zvogëlon ekspozimin ndaj KBRB.
  • Pasi të jeni në vend të “sigurt” hiqni rrobat sa më shpejt të jetë e mundur. Rrobat duhet t’i hiqni me kujdes në mënyrë të atillë që të mos ekspozoni edhe më tej ndaj faktorëve KBRB pikat më të ndjeshme të trupit tuaj dhe organet e shqisave (sytë, hundën dhe gojën). Lahuni me ujë të bollshëm dushi individualisht ose, më mirë, në çifte që të mund të pastroni më mirë pjesët e vështira të trupit (prapa veshëve, sytë, sqetullat etj.).
  • Nëse nuk është e mundur të hiqni aq rroba sa të jetë e mundur (nëse lejojnë kushtet e motit) prisni për autoritetet që do të kujdesen për dekontaminimin tuaj.

Të jeni të përgatitur se:
1) Do të duhet të hiqni ose t’ju heqin rrobat (disa prej tyre duke i grisur ose duke i prerë me gërshërë). Do të duhet të rrini pa rroba para njerëzve të panjohur ose dhe të njohur. Kjo është e domosdoshme për mbrojtjen sa më të mirë të shëndetit tuaj.
2) Nëse mbani ose keni me vete bizhuteri ose sende të tjera me vlerë sentimentale, duhet të jeni të gatshëm t'ia dorëzoni personelit të dekontaminimit. 

  • Në qoftë se keni më vete fëmijë ose foshnja do t’ju lejohet t’i mbani me vete gjatë procedurës së dekontaminimit.
  • Bashkëpunoni me personelin e autoriteteve të ngarkuara me përballimin e incidentit, për një rezultat sa më të mirë të mundshëm (kushtet më të mira për shëndetin tuaj). Ndiqni udhëzimet që ju japin dhe mos kundërshtoni.
  • Mos u çuditni nëse shikoni personelin e dekontaminimit të veshur me uniforma mbrojtëse që ju nuk keni. Mbrojtja e tyre është e domosdoshme për t'ju ofruar ndihmën më të mirë të mundshme.
  • Mos harroni të raportoni tek autoritetet çdo gjë që keni parë.

Nëse jeni ekspozuar ndaj ndonjë faktori KB pa vetëdije:

  • Ka mundësi të shfaqni simptoma të cilat ngjajnë me grip ose ftohje d.m.th. ethe, kollë, dhimbje barku ose të muskujve etj. (p.sh. faktor biologjik) ose të shfaqni simptoma të ekspozimit ndaj kimikateve toksike (p.sh. iprit, pesticid).
  • Ndiqni me kujdes informacionin e autoriteteve kompetente – nëse jepet - dhe shihni nëse përmbushen kërkesat e përmendura në buletine. Përndryshe informoni autoritetet.
  • Telefonojini mjekut personal ose shërbimeve mjekësore dhe mos shkoni në institucione mjekësor (spitale, klinika) pa lajmëruar më parë.

Autoritetet Kompetente

Policinë: 100

Shërbimin Zjarrfikës: 199