Παράκαμψη προς το κυρίως περιεχόμενο
kataigides-img

Stuhi

Vlerësim i largësisë nga stuhia

  • Llogarisni kohën midis vetëtimës dhe rrufesë, në sekonda. Pjesëtojeni me 3 kohën e llogaritur për të nxjerrë largësinë nga stuhia, në kilometra.
  • Merrni me shpejtësi masat e nevojshme, përpara se t'ju arrijë stuhia. Kjo largësi është treguese, pasi stuhia mund të arrijë më shpejt mbi zonën ku ndodheni.

GJATË STUHISË

Nëse jeni brenda:

  • Siguroni të gjitha objektet, që mund të rrëmbehen nga era ose nga shiu i fortë dhe ka mundësi të shkaktojnë dëme ose plagosje.
  • Siguroni tabela e montuara dhe të varura.
  • Siguroni dyert dhe dritaret.
  • Evitoni prekjen e tubacioneve të ujit (kuzhinë, banjë) sepse janë përçues të mirë të elektricitetit.

Nëse jeni jashtë:

  • Përpiquni të gjeni strehim në ndonjë ndërtesë ose automjet. Në qoftë se një gjë e tillë nuk është e mundshme, uluni në tokë pa u rehatuar.
  • Në qoftë se ndodheni në pyll mbrohuni poshtë degëve të dendura të pemëve të ulëta
  • Mos qëndroni poshtë një peme të lartë në vend të hapur.
  • Në qoftë se ndodheni në vend të ulët bëni kujdes mos ndodh përmbytje.
  • Mos qëndroni pranë shtyllave të tensionit të lartë, pemëve të larta, gardheve, linjave telefonike dhe të tensionit të lartë.
  • Evitoni të rrini afër objekteve metalike (si p.sh. automjete, biçikleta, pajisje kampingu etj.).
  • Qëndroni larg lumenjve, liqeneve, ose masave të tjera ujore.
  • Në qoftë se ndodheni brenda në det, dilni menjëherë jashtë.
  • Në qoftë se jeni izoluar në një sipërfaqe të rrafshët dhe e ndjeni se ju ngrihen flokët (fakt që tregon se së shpejti do të bjerë rrufe), mblidhuni kruspull me kokën midis këmbëve (që të zvogëloni sipërfaqen e trupit dhe kontaktin me tokën) dhe largoni ç’do gjë metalike që mund të keni mbi vete.

Në automjet:

  • Ndaloni automjetin në anë të rrugës dhe larg pemëve, të cilat mund të bien mbi të.
  • Rrini brenda në automjet dhe ndizni dritat sinjalizuese të qëndrimit deri sa të pushojë stuhia.
  • Mbyllni xhamat dhe mos u prekni objekte metalike brenda në automjet.
  • Evitoni rrugët e përmbytura.

GJATË BRESHRIT

  • Mbrohuni menjëherë. Mos u largoni nga vendi i sigurt, përveç nëse jeni të sigurt se stuhia ka kaluar. Breshri mund të jetë shumë i rrezikshëm për kafshët.
enimerotiko-uliko

ΠΟΛΥΜΕΣΑ

Τηλεοπτικά σποτ
"Ταξιδεύεις τον χειμώνα; Προετοιμάσου | Οδηγίες Προστασίας με ταυτόχρονη απόδοση στη νοηματική γλώσσα"
Ψηφιακές Αφίσες
"Ψηφιακή αφίσα για καταιγίδες"
Ψηφιακές Αφίσες
"Ψηφιακή αφίσα για κεραυνούς"
Ψηφιακές Κάρτες
"Ψηφιακή κάρτα για καταιγίδες"
Ψηφιακές Κάρτες
"Οδηγίες προστασίας για ακραία καιρικά φαινόμενα"
Ψηφιακές Κάρτες
"Οδηγίες προστασίας για καταιγίδες και πλημμύρες"
enimerotiko-uliko

ΕΚΔΟΣΕΙΣ

Δίφυλλο για ταξιδιώτες το χειμώνα - civilprotection.gov.gr
Έντυπα

Δίφυλλο για ταξιδιώτες το χειμώνα

Πατήστε εδώ για να δείτε όλο το σχετικό ενημερωτικό υλικό