DËBORA
Përpara rënies së dëborës ose stuhisë së dëborës
Në qoftë se banoni në zonë malore ose të largët dhe me probleme dëbore:
- Pajisuni me materiale ngrohëse dhe rezerva ushqimore disaditore.
- Pajisuni me pajisjet e nevojshme për pastrimin e dëborës (p.sh. lopata).
GJATË RËNIES SË DËBORËS OSE STUHISË SË DËBORËS
Nëse jeni brenda
- Mbajeni shtëpinë ngrohtë dhe qëndroni brenda, sa më shumë të mundeni.
- Mos i lini fëmijët të dalin jashtë të pashoqëruar.
- Vishni veshje dhe këpucë të përshtatshme.
- Kontrolloni linjën e ujësjellësit si dhe tubacionet dhe panelet e ngrohjes diellore.
Në automjet
- Evitoni të drejtoni automjetin në rrugë të vështira malore.
- Në qoftë se bie shumë dëborë dhe gjendeni në rrugë të vështira, ndryshoni itinerarin.
- Mbani distancë sigurie nga automjetet paraprirëse.
- Qëndroni në automjet në qoftë se mbetet në rrugë. Vendosni në antenën e tij ose në një pikë tjetër të dukshme një leckë me ngjyrë të theksuar me qëllim që t’ju gjejnë grupet e shpëtimit. Ndizni motorin për 10 minuta në çdo orë dhe pastroni skapamenton e automjetit nga dëbora.
Nëse jeni jashtë
- Shkoni në një vend të sigurt pa u ekspozuar ndaj stuhisë së dëborës.
- Vishuni më mirë me disa rroba të lehta e të ngrohta se sa me një rrobë të rëndë. Vishni çizme të ngrohta dhe të padepërtueshme nga uji. Preferoni veshje të jashtme të padepërtueshme nga uji.
- Në zona ku parashikohen rënie dëbore, kërkohet kujdes i veçantë gjatë lëvizjeve.
- Në rast se është e domosdoshme të lëvizni me automjet, përdorni zinxhirët. Udhëtoni më mirë ditën. Preferoni akset kryesore dhe informoni të afërmit tuaj për itinerarin.
- Në qoftë se ju duhet të lëvizni në qytet, përdorni mjetet e transportit publik.
NGRICA
PËRGATITJA
- Kur drejtoni automjetin bëni kujdes të veçantë në zonat ku është krijuar akull. Informohuni paraprakisht për gjendjen e rrjetit rrugor dhe bëni kujdes qe te jeni pajisur me zinxhirë.
- Nëse jeni në këmbë, vishni këpucë të përshtatshme dhe bëni kujdes të evitoni lëndimet për shkak të rrugëve, trotuareve të rrëshqitshme etj.
RRJETET E FURNIZIMIT ME UJË TË PIJSHËM
- Mësoni ku ndodhen konkretisht ujëmatësit tuaj. Shikoni me kujdes se ku ndodhen rubinetat qendrore dhe periferike të ndërtesës. Kontrolloni dhe sigurohuni se te gjitha rubinetat e linjës së ujësjellësit hapen dhe mbyllen dhe punojnë siç duhet.
- Sigurohuni se tubacionet e jashtme (p.sh. ngrohja me panele diellore, rubinetat e ballkonit) janë izoluar mirë. Përndryshe, duhet të kujdeseni t’i izoloni sa më shpejt të jetë e mundur.
- Izoloni ose, më mirë, zbrazni rrjetin e sistemit diellor të ngrohjes së ujit, në qoftë se do të mungoni për periudhë të gjatë në dimër. Për më tej, rregulloni sistemin e ngrohjes së ndërtesës, me qëllim që të vihet automatikisht në punë në rast temperaturash të ulëta.
- Në rast se keni sistem diellor ngrohjeje uji, bëni kujdes që gjatë ngricës (veçanërisht natën) ta mbyllni rubinetin e ujit te bojleri dhe të zbrazni ujin nga sistemi.
- Mos shpërdoroni ujin për heqjen e dëborës ose të ngricës.
- Përpiquni të kufizoni veprimtaritë e përditshme që kërkojnë konsum të lartë të ujit (si makina larëse etj.).
- Mësoni nëse prodhuesi ose tekniku përkatës ka vendosur antifrizë në ngrohësin diellor të ujit (në rast qarku të mbyllur). Nëse jo, merrni dhe përdorni antifrizën e duhur.
- Sigurohuni se nuk ka rrjedhje uji të rubineteve ose tualetit, përndryshe riparojini menjëherë.
- Sigurohuni që ullukët e ballkoneve dhe të tarracave të jetë pa gjethe dhe mbeturina dhe të punojnë siç duhet.
Në rast ngrirjeje të tubacionit qendror:
- Mbyllni menjëherë rubinetin kryesor të linjës së ujësjellësit të ndërtesës dhe kontrolloni ujëmatësin. Nëse vijon “të shkruajë”, do të thotë se diku ka rrjedhje në rrjet. Mbylleni menjëherë rubinetin kryesor dhe thërrisni hidraulikun.
- Nëse vendosni të shkrini akullin në tubat e ngrirë, filloni nga pjesa e tubit pranë rubinetit në mënyrë që ndryshimi i temperaturës të jetë gradual. Nëse nuk keni rezultat thërrisni hidraulikun.
- Kontrolloni nëse instalimet elektrike janë të lagura apo në rrezik, dhe izolojini.
Ψηφιακές Αφίσες
"Ψηφιακή αφίσα για χιονοπτώσεις"
Ψηφιακές Κάρτες
"Ψηφιακή κάρτα για χιονοπτώσεις 1"
Ψηφιακές Κάρτες
"Ψηφιακή κάρτα για χιονοπτώσεις 2"
Ψηφιακές Κάρτες
"Ψηφιακή κάρτα για παγετό"
Ψηφιακές Κάρτες
"Οδηγίες προστασίας για χιόνια και πεζούς"
Ψηφιακές Κάρτες
"Οδηγίες προστασίας για χιόνια σε ορεινές περιοχές"
Πατήστε εδώ για να δείτε όλο το σχετικό ενημερωτικό υλικό