Rrëshqitje në tokë
PËRGATITJANDAJ RRËSHQITJEVE TË DHEUT DHE ULJES SË DHEUT
Zonat me rrezik më të lartë rrëshqitjesh dheu
- Në zona ku ka pasur rrëshqitje të mëhershme dheu.
- Mbi ose në bazamentine rrëpirave apo të shpateve.
- Në rrëzë ose në majë të argjinaturave dhe të gërmimeve.
- Lëkundja e fortë e tokës që shkaktohet nga tërmetet, mund të shkaktojë rrëshqitje dheu ose të intensifikojë pasojat e tyre.
Veprimet përpara rrëshqitjes së dheut
- Rrëshqitjet e dheut ndodhin zakonisht në zonat që kanë ndodhur dhe në të kaluarën. Pyesni për rrëshqitje dheu në zonën tuaj dhe në vijim kërkoni një ekspertizë të plotë të zonës ku ndodhet prona juaj.
- Nëse shtëpiajuaj është brenda një zone me rrezik të lartë rrëshqitjeje dheu, zvogëlojeni rrezikun duke i mbjellë rrëpirat që keni brenda pronës, si dhe duke ngritur mure mbajtëse.
Çfarë të bëni nëse dyshoni se ka rrezik të drejtpërdrejtë rrëshqitjeje dheu.
- Kontaktoni me autoritetet vendore, shërbimin e zjarrfikësve, policinë ose drejtorinë e punimeve teknike. Autoritetet vendore janë pala e duhur për vlerësimin e rreziqeve të mundshme.
- Informoni fqinjët tuaj. Mund të mos jenë në dijeni të rreziqeve të mundshme.
- Nëse ndodheni në zona me rrezik rrëshqitjeje dheu dhe rrjedhash balte, informohuni për rrugët e mundshme të largimit. Kini, sidoqoftë, parasysh se drejtimi i automjetit gjatë reshjeve të forta është tepër i rrezikshëm.
- Qëndroni të informuarnga mediat dhe interneti për paralajmërime në lidhje me reshje të forta ose të zgjatura. Rreziku i rrëshqitjes së dheut rritet pas periudhave të zgjatura me shira.
Veprimet gjatë rrëshqitjeve të dheut
- Largohuni sa më shpejt të mundeni nga zona e rrëshqitjes së dheut.
- Nëse qëndroni në shtëpi, kaloni në katet e sipërme.
- Nëse nuk mund të largoheni, qëndroni në dysheme në pozicion kruspull dhe mbroni kokën.
- Qëndroni gati për të lëvizur shpejt. Jepini përparësi sigurisë suaj dhe jo pasurisë tuaj.
- Rrini në gatishmëri dhe vigjilencë gjatë drejtimit të automjetit. Bordurat përgjatë rrugëve bien lehtë pre e rrëshqitjeve të dheut dhe e shembjes së gurëve. Vëzhgoni me kujdes rrugën për shenja të mundshme uljeje të dheut, shembjeje, rënieje gurësh etj.
Veprimet pas rrëshqitjeve të dheut
- Qëndroni larg zonës së rrëshqitjes së dheut. Mund të ketë rrezik rrëshqitjeje të re.
- Monitoroni stacionet lokale radiofonike ose televizive për informacionet e fundit mbi përballimin e nevojave të urgjente që burojnë nga rrëshqitja e dheut.
- Kontrolloni për persona të plagosur dhe të bllokuar përreth zonës së rrëshqitjes së dheut, pa hyrë brenda kësaj. Orientoni ekipet e shpëtimit drejt pikave me persona të bllokuar.
- Kontrolloni për dëme në rrjetet publike, rrjetin rrugor dhe hekurudhor dhe raportojuani dëmet organeve kompetente.
- Kontrolloni për dëmtim të mundshëm të pikave kritike të qëndrueshmërisë të shtëpisë tuaj.